Vendosni fjalën kyçe....

Pas atentatit në Rinas, policia gjen arsenale armësh në Nikël



Pas atentatit pranë zonës së Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani, i njohur si Sheqeri, forcat e rendit kanë nisur kontrolle të gjera në disa zona të vendit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Gjatë një operacioni në Nikël, policia njoftoi zbulimin e një arsenali të konsiderueshëm armësh dhe minash, të cilat dyshohet se kanë lidhje me grupime kriminale aktive në zonë. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse armët janë përdorur apo ishin planifikuar të përdoreshin në atentate të tjera.