
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila kërkoi shkarkimin e presidentit Bajram Begaj për shkelje kushtetuese.
Balla theksoi se presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij dhe nuk do të shkarkohet.
“Presidenti i Republikës nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do shkarkohet. Në vlerësimin tim, Presidenti i Republikës nuk ka shkelur ligjin,” tha Balla, duke kundërshtuar fuqishëm akuzat e PD-së.