Ndërhyrja në autostradën Tiranë-Durrës ka shkaktuar trafik të rënduar ditën e sotme.
Radha e makinave ka qenë kilometrike në autostradë po edhe në lidhjet e saj me atë të Fushë Krujës e hyrje-daljet e tjera.
Ndërhyrja në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit pritet të zgjasë një deri në dy ditë, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugët alternative.
