
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ai theksoi se është e papranueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit gjatë leximit të vendimit të tij.
Bardhi shtoi se ngjarja nuk mund të harrohet dhe kërkoi që kryeministri të japë shpjegime për masat e sigurisë.
“Ne emër të PD shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve të gjyqtarit, ne sot seancën duhet ta kishim nisur me një fjalë dorëheqje të ministres së brendshme.
Është e papranueshme që gjyqtari të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin e tij gjyqësore. Ministrja gënjeu se policia nuk ka detyrime për garantimin e sigurinë në institucione.
Sipas legjislacionit është detyrë e policisë së shtetit që të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. KLGJ iu nxori zbuluar ku kërkonte mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe policia refuzonte.
Kjo çështje nuk mund të kalojë si një ngjarje dite apo jave. Ministrja e Brendshme duhet të japë dorëheqjen. Kryeministri duhet të japë shpjegime për masat e sigurisë”, tha Bardhi.