Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq/ Tragetit në Durrës i këputet cima, Autoriteti Portual: Situata u menaxhua me profesionalizëm


Stuhia e fortë që përfshiu vendin mesditën e sotme shkaktoi probleme edhe në portin e Durrësit, ku tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu këput një nga cimet (litari lidhës me kalatën).

Autoriteti Portual Durrës njoftoi se falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe pa pasoja për sigurinë.

Gjatë fortunalit të sotëm, tragetit të linjës Durrës–Bari “Francesca”, i akostuar në kalatë, iu shkëput një nga cimet (litari lidhës me kalatën). Falë ndërhyrjes së menjëhershme të autoriteteve detare, si Kapiteneria e Portit, Autoriteti Portual Durrës dhe Rimorkiatori i ASHD, situata u menaxhua me profesionalizëm dhe siguri, duke bërë të mundur rilidhjen e cimes”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas menaxhimit të situatës, trageti ka vijuar normalisht lundrimin drejt Barit. Autoriteti Portual theksoi gjithashtu se mbetet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e çdo situate emergjente të mundshme.