Vendosni fjalën kyçe....

Zhduket ish-zv/drejtori i AKSHI-t Daniel Shima, familjarët bëjnë kallëzim në polici


 

Ish-zv drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima, rezulton i zhdukur prej mesditës së sotme në Tiranë.

Në këtu kushte familjarët kanë bërë kallëzim për zhdukje në polici, i cili është bërë nga nëna e Shimës.

Nga policia, janë kryer disa kontrolle deri tani, por ende nuk është gjetur, ndërsa po punohet me kontaktet që ai ka pasur dhe lëvizjet e tij të ditëve të fundit.

Tiranë/Informacion.

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij’, njoftoi sot policia.