
Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk është rastësi që Hamasi pranoi propozimin për konfliktin në Gaza menjëherë pas mesazhit të fortë të presidentit amerikan Donald Trump.
Zëdhënësja Caroline Leavitt u shpreh se “Shtetet e Bashkuara vijojnë diskutimet mbi propozimin e pranuar nga Hamasi” dhe shtoi: “Nuk mendojmë se është rastësi që Hamasi pranoi pas mesazhit të fortë të presidentit Trump lidhur me konfliktin në Gaza.”
Sipas administratës amerikane, mesazhi i Trump ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendimin e Hamasit, ndërsa Uashingtoni vijon përpjekjet diplomatike për një zgjidhje të qëndrueshme të situatës në terren.
Çfarë përfshin propozimi i pranuar nga Hamasi?
50-ditë armëpushim (60 ditë sipas disa burimeve)
Lirimi i 10 pengjeve izraelite të gjalla dhe eshtrave të 18 të tjerëve, në këmbim të lirimit të afro 1,700 të burgosurve palestinezë, duke përfshirë 200 me dënime të përjetshme, përcjell AP News dhe New York Post.
Ndihma humanitare e shtuar dhe tërheqje e përkohshme e trupave izraelite nga zonat e konfliktit, sipas New York Post dhe Reuters.
Marrëveshje për fillimin e negociatave gjatë armëpushimit për një zgjidhje të qëndrueshme paqeje, përcjell Reuters dhe AP News.