Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli në OKB: Do ta çlirojmë Gazën nga Hamasi



Zëvendësambasadori i Izraelit në OKB, Jonathan Miller, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Rripin e Gazës, deklaroi se Izraeli nuk ka plane të qëndrojë në territor pas përfundimit të luftës, por synon ta çlirojë atë nga Hamas, përcjell YNetNews.

Ai rikujtoi pesë parimet e vendosura javën e kaluar nga Kabineti Politiko-Sigurues për përfundimin e konfliktit, duke theksuar: “Izraeli nuk do ta kontrollojë Gazën, por do të çlirojë banorët e saj nga Hamas, duke e bërë vendin më të mirë”.

Miller u shpreh me tone kritike ndaj vendeve që kërkojnë njohjen e shtetit palestinez: “Si mund ta injoroni këtë dhe njëkohësisht të shpallni një shtet palestinez?”.