Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja me armë në Fresk, identifikohet autori dhe dy bashkëpunëtorët, njëri në pranga


Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri, Klejvis Caka (Lusha), dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi dhe Andi Gurra të 28-vjeçarit, Juglen Abazi ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut.

Autori është shpallur në kërkim, ndërsa një nga bashkëpunëtorët e tij është arrestuar dhe tjetri është gjithashtu në kërkim.

Sipas hetimeve, dy bashkëpunëtorët dyshohet se ndihmuan autorin të largohej nga vendngjarja. 

Njoftimi:

Tiranë

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.

Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Në vijim të veprimeve proceduriale:

-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;

-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.