
Inxhinieri i kompanisë “Delvina Gaz”, Elton Malkaj i cili u arrestua ditën e djeshme së bashku me drejtoin e kësaj kompanie Luan Metaj dhe u lanë të lirë nga Prokuroia e Fierit, rezulton të jetë nje nga kontribuesit kryesorë të fushatës elektorale së ministres Belinda Bulluku në zonën e Mallakastrës.
Vendimi për lirimin e dy të ndaluarve u mor nga prokurorja Esmeralda Basho, e cila rrëzoi akuzat e ngritura nga Policia e Shtetit për ndërtim të një termocentrali (TEC) pa leje.
Policia njoftoi më herët se kompania “Delvina Gaz” po ndërtonte një impiant gazi në një pronë publike, pa lejet përkatëse të ndërtimit dhe zhvillimit.
Megjithatë, kompania mohoi kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk bëhej fjalë për ndërtimin e një TEC-i, por për një impiant pastrimi të gazit, punimet e të cilit kanë përfunduar që prej tre vitesh.
Burime nga kompania shtojnë se ndërtimi i këtij impianti është pjesë e një programi të miratuar në mbledhjen vjetore të Komitetit të Menaxhimit të Aseteve (ACM), ku marrin pjesë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Albpetrol sh.a. dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).
Lexo Vendimin këtu

Programi i Punës i Delvina Gas Company