Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet pak çaste pas ngritjes aeroplani në aeroportin Southend të Londrës (Video)


Një aeroplan i vogël u rrëzua në aeroportin Southend të Londrës, tha policia të dielën.

Në një deklaratë, policia e Essex tha se u njoftua pak para orës 4 pasdite sipas orës lokale për “incidentin serioz” në aeroportin relativisht të vogël, i cili ndodhet rreth 45 milje në lindje të kryeqytetit, shkruan NBC.

Avioni Beechcraft Super King Air i operuar nga firma holandeze Zeusch Aviation u rrëzua gjatë ngritjes nga Aeroporti i Londrës Southend, duke shkaktuar një shpërthim të madh zjarri. Aeroplani po shkonte drejt Holandës.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë një re zjarri dhe tymi të zi që del nga vendi i rrëzimit. Aeroplani i përfshirë thuhet se është 39 metra i gjatë.

Nuk u zbuluan menjëherë hollësi se ku po shkonte aeroplani ose sa persona ishin në bord.

“Po punojmë me të gjitha shërbimet e emergjencës në vendngjarje tani dhe puna do vijojë për disa orë”, tha Policia e Essex-it.

Anëtari lokal i parlamentit, David Burton-Sampson, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë larg dhe t’i lënë shërbimet e emergjencës të bëjnë punën e tyre.