
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, mund të shkarkohet deri në majin e ardhshëm nëse Partia e tij Laburiste vijon të ketë ecuri të dobët, raportoi Sky News.
Partia Laburiste humbi terren ndaj Reform UK të Nigel Farage në zgjedhjet lokale në maj, pasi partia në pushtet u përball me një rënie të mbështetjes publike.
Kryeministri mund të humbasë pozicionin e tij nëse Partia Laburiste ka ecuri të dobët në votimet e ardhshme në Uells, Skoci dhe Londër, raportoi Sky News të enjten, duke cituar dy deputetë të lartë të Partisë Laburiste.
“Po dëgjoj nga ministrat në qeveri se Starmer mund të duhet të largohet brenda muajsh”, tha zëvendësredaktori politik i medias, Sam Coates, duke përshkruar “pakënaqësinë dhe dëshpërimin” në Partinë Laburiste.
Një ditë më parë, një projektligj i diskutueshëm për mirëqenien sociale i propozuar nga qeveria u miratua në një formë të zbutur, pasi një numër deputetësh të Partisë Laburiste u rebeluan kundër shkurtimeve të propozuara të përfitimeve sociale, shkruan RT.
Muajin e kaluar, Starmer iu nënshtrua presionit dhe urdhëroi një hetim kombëtar mbi trajtimin e policisë të skandalit masiv të abuzimit seksual nga bandat pakistaneze të abuzimit seksual. Vetëm disa muaj më parë, administrata e tij kishte këmbëngulur që hetimi i mëparshëm shtatëvjeçar mbi dekada të gjata të përdhunimit sistematik të vajzave të reja dhe të cenueshme në Mbretërinë e Bashkuar kishte qenë i mjaftueshëm.
Miratimi publik i Starmer ka rënë ndjeshëm, me 73% të votuesve në Mbretërinë e Bashkuar të pakënaqur me punën e tij, shkroi The Independent të enjten, duke cituar një sondazh të Ipsos të përfunduar në qershor. Më pak se një e pesta e të anketuarve ishin të kënaqur me mandatin e tij, sugjeron sondazhi.
Sipas Ipsos, ky është rezultati më i ulët i regjistruar ndonjëherë nga kompania e sondazheve për paraqitjen e një kryeministri në vitin e pare të detyrës.