Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhet e fshehta me kreun e Pfizer për vaksinat, Von der Leyen përballet me votë mosbesimi në Parlamentin Evropian


Ursula von der Leyen do përballet me një votë mosbesimi në Parlamentin Europian të enjten, thanë gjashtë zyrtarë për POLITICO.

Sfida e fundit ndaj presidentes së Komisionit Europian, në atë që po del të jetë një vit i parë i vështirë në mandatin e saj të dytë në pushtet, do e detyrojë gjermanen të paraqitet në një debat rreth drejtimit të saj midis ligjvënësve në Strasburg të hënën, i ndjekur nga votimi tre ditë më vonë.

Është hera e parë në më shumë se dhjetë vite që kryetarja e Komisionit përballet me një veprim të tillë.

Në këtë fazë, votimi është kryesisht simbolik, shumica e grupeve politike kanë sinjalizuar tashmë se do votojnë kundër mocionit të mosbesimit, por kjo nënvizon zemërimin në rritje ndaj saj në Bruksel pas një sërë lëvizjesh dhe skandalesh të diskutueshme.

Nëse mocioni i mosbesimit do miratohej, kjo do çonte në dorëheqjen e të gjithë Komisionit dhe do shkaktonte procesin e ndërlikuar të emërimit të 27 komisionerëve të rinj evropianë.

Trazira politike

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, njoftoi caktimin e takimit për udhëheqësit e grupeve politike të mërkurën në mbrëmje.

Debati është caktuar për të hënën, gjatë të cilit do paraqitet von der Leyen. Kjo do pasohet nga një diskutim në të cilin udhëheqësit e grupeve politike do shprehin pikëpamjet e tyre.

Ligjvënësi rumun i krahut të djathtë, Gheorghe Piperea, paraqiti mocionin e mosbesimit pasi mblodhi mjaftueshëm nënshkrime javën e kaluar për të shprehur zemërimin për mesazhet e saj sekrete nga viti 2021 me Albert Bourla, drejtorin ekzekutiv të gjigantit farmaceutik Pfizer. Ato lidheshin me diskutimet mbi sjelljen e vaksinave në Evropë në kulmin e pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa disa anëtarë të Partisë Popullore Evropiane të von der Leyen dhe ECR-së së krahut të djathtë kanë tërhequr mbështetjen e tyre për mocionin pas presionit nga radhët e tyre, ai përsëri mblodhi 72 nënshkrimet e nevojshm.

Pavarësisht trazirave të fundit politike, me socialistët dhe liberalët që akuzojnë von der Leyen se është bashkuar me të djathtën për të zbutur reformat e gjelbra, shumica qendrore e BE-së, e cila mbështeti presidencën e saj, ka pak oreks për të mbështetur këtë veprim.