Vendosni fjalën kyçe....

Meta: 67% e shqiptarëve janë në kufirin e varfërisë, do e ngremë çështjen e indeksimit të pagave në Kuvend e në Kushtetuese


Kreu i Partisë së Lirisë, Meta, ka deklaruar sot se mbi 67% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë ose e thënë ndryshe me 5.5 dollarë në ditë.

Ai theksoi se qeveria shqiptare që nga viti 2017 nuk e ka bërë indeksimin e pagave siç e përcakton ligji e Kushtetuta.

Meta tha se Partia e Lirisë do ndërmarrë nismën për garantimi e indeksimit të pagave me nisjen e sesionit të ri parlamentar dhe nëse kjo nuk do ndodhë, ka paralajmëruar se çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese e më pas në gjykatat europiane.

“Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë pra me 5.5 dollarë në ditë. 76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët në kufirin e varfërisë. Qeveria që nga viti 2017 nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetues. Për këtë do ndërmarrim nismën menjëherë në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të pagave dhe nëse nuk do miratohet, që është shumë e mundur, padyshim do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas do ndjekim edhe gjykatat europiane.” – tha Meta.