
Kryeministri i Fixhit, Sitiveni Rabuka, ka shprehur kundërshtimin ndaj mundësisë që Kina të krijojë një bazë ushtarake të përhershme në rajonin e Paqësorit të Jugut, përcjell DW. Gjatë një fjalimi në Klubin Kombëtar të Shtypit në Australi, Rabuka theksoi se Fixhi nuk do të priste një prani të tillë dhe se Kina e kupton këtë qëndrim.
Rabuka theksoi se Paqësori i Jugut duhet të mbetet një “okean paqeje” dhe se Fixhi dëshiron të shmangë rivalitetet mes fuqive të mëdha në këtë rajon. Ai shtoi se angazhimi i Kinës në zhvillimin e Fixhit nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet e vendit me partnerët ndërkombëtarë, si Australia, Zelanda e Re dhe SHBA.