Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri që përfshiu malin e Krastës në Elbasan është vënë nën kontroll



Zjarri që përfshiu malin e Krastës në Elbasan është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe Forcave të Armatosura.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht po vijon puna për izolimin dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura, ndërsa terreni po monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës.

Zjarri kishte përfshirë një zonë të pyllëzuar pranë linjave të tensionit të lartë, duke rrezikuar infrastrukturën energjetike. Autoritetet po hetojnë shkaqet e incidentit dhe po marrin masa për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.