Vendosni fjalën kyçe....

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do të shkatërrojmë çdo objekt ushtarak në Teheran



Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se Forcat Ajrore izraelite do të shkatërrojnë çdo objekt ushtarak në Teheran, në përgjigje të sulmeve me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit, të cilat kanë shkaktuar 10 viktima dhe mbi 250 të plagosur në dy ditët e fundit, përcjell JP.

Një burim i lartë i mbrojtjes ka bërë të ditur se evakuimi i pjesëve të mëdha të Teheranit është pjesë e një strategjie më të gjerë për të ushtruar presion mbi regjimin iranian pas sulmeve të tij ndaj zonave civile në Izrael.

Të shtunën në mbrëmje, Izraeli ka zgjeruar ofensivën duke goditur objektiva të rëndësishme ekonomike iraniane.

Zyrtarë izraelitë kanë lënë të kuptohet se nëse Irani vazhdon të sulmojë qëllimisht civilët në qytete si Tel Aviv dhe Rishon LeZion, mund të konsiderojnë objektivizimin e liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, dhe të shtyjnë idenë e rrëzimit të regjimit.

Ndërkohë, sulmet e Izraelit të premten kanë qenë të fokusuara në zyrtarë të lartë ushtarakë iranianë të përfshirë në sulmet e mëparshme ndaj Izraelit dhe në programin bërthamor.