Vendosni fjalën kyçe....

“Raporti i KE-së damkosi narkoshtetin e Edi Ramës, s’e ndryshoi dot pavarësisht ndërhyrjeve” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ngritur një narkoshtet me të cilin grabiti zgjedhjet dhe shkatërroi e grabiti vendin.

Duke lexuar një raport të Komisionit Evropian ai tha se aty damkoset qeverisja e Ramës lidhur me ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë.

Berisha tha se Rama nuk ka mundur dot ta ndryshojë raportin pavarësisht ndërhyrjeve të shumta e lobimeve nga kryeministri Rama.

“Raporti akuzon shtetin  për mungesë transparence. Shpreh shqetësim të madh për ndërhyrje të vazhdueshme politike dhe presionet në sistemin juridik. Vetëm këto dy fjali janë prova të qarta të zëvendësimit të shtetit ligjor me narkoshtetin e Edi Ramës. Ka defekte të mëdha në emërime të aëtarëve jo magjistratë nga famozja KLGJ dhe KLP si dhe integriteti i tyre. Pra Bruikseli konstaton se ka probleme me integritetin e të emëruarve. Raporti kërkon të hiqet dorë përfundimisht nga Shushica dhe Skavica. Stop përmbytjeve të qytetarëveve të Dibrës dhe grabitjes së ujit qytetarëve të Vlorës.Raporti është një damkosje e vërtetë e këtij regjimi dhe nuk mund ta ndryshojnë me gjithë përpjejjhet e jashtëzakonshme që ka bvër Edi Rama me lobime e qindra orë telefonata. Ky raport i Komisonit Evropian do diskutohet në korrik.” – tha Berisha.