
Arritje për historinë e SPAK-ut e ka cilësuar kreu i saj Dumani aksionin e përbashkëte me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, ku u godit një rrjet ndërkombëtar droge që drejtohej nga shtetas shqiptarë.
Në konferencën për shtyp, ai tha se aksioni është tregues i vlerësimit që autoritetet finlandeze i kanë dhënë strukturave shqiptare të drejtësisë.
“Arritje për historinë e SPAK, pasi shënon krijime njësisë së parë hetimore mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe vendet nordike përfshirë Finlandën. Ky hetim është tregues i qartë i vlerësimit që autoritetet ligj zbatues nordike kanë dhënë strukturave tona të drejtësisë. Na kanë mundësuar të godasim disa grupe kriminal et ë trafikut të drogës, drogë sintetike, kokainë, marjuanë etj. Rezultat i një pune të gjatë”, tha Dumani.
Sipas prokurorit finlandez, grupi kriminal shqiptar trafikonte drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës. Gjatë aksioneve të zhvilluara janë sekuestruar rreth 300 kg drogë, nga të cilat 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 persona dhe 2 janë në kërkim.