
Nvidia do nisë një çip të ri të inteligjencës artificiale për Kinën me një çmim dukshëm më të ulët se modeli i saj H20 i kufizuar së fundmi dhe planifikon të fillojë prodhimin masiv që në qershor, thanë burime të njohura me këtë çështje.
GPU ose njësia e përpunimit të grafikës do jetë pjesë e procesorëve të gjeneratës së fundit të arkitekturës AI të Nvidia-s, Blackwell dhe pritet të ketë një çmim midis 6,500 dhe 8,000 dollarë, shumë më poshtë se 10,000-12,000 dollarë që shitej H20, sipas dy burimeve, shkruan Reuters.
Çmimi më i ulët pasqyron specifikimet e tij më të dobëta dhe kërkesat më të thjeshta të prodhimit.
Do bazohet në RTX Pro 6000D të Nvidia-s, një procesor grafik i klasit të serverit dhe do përdorë memorie konvencionale GDDR7 në vend të memories më të avancuar me gjerësi bande të lartë, thanë të dy burimet.