Shqipëria debuton në gjysmëfinalen e parë të Eurovizion 2025. “Shkodra Elektronike” që fitoi festivalin kombëtar në RTSH këndoi këngën “Zjerm” që u prit mjaft mirë nga të pranishmit në sallën gjigante në Basel të Zvicrës. Në përfundim të natës së parë gjysmëfinale do ketë një votim që do përcaktojë vendet që do kualifikohen në finalen e madhe.
