Vendosni fjalën kyçe....

Deri në 17:00 votuan 38.42% e zgjedhësve, raportuan 2413 qendra nga 5225 në total


Deri në orën 17:00 në rang vendi kanë votuar 38.42 për qind e votuesve të regjistruar sipas KQZ-së.

Në përditësimin e fundit janë raportuar të dhënat e marra nga 2413 qendra nga 5225 në total.

Votimi do zgjasë zyrtarisht deri në orën 19:00 ndërsa pritet vendimi i KQZ-së për Qarkun e Vlorës ku është kërkuar shtyrja e votimit deri në orën 21:00 për shkak të garës çiklstike Giro D’Italia që ka bllokuar rrugët.