Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë, procedohet 38-vjeçari nga Kolshi pas kallëzimit të zv.kryebashkiakut


Një 38-vjeçar nga fshati Kolsh është proceduar penalisht nga Policia e Lezhës, pas një kallëzimi të bërë nga zëvendëskryetari i Bashkisë, F. Z.

Sipas policisë, ngjarja lidhet me fushatën elektorale, ku shtetasi Gj. P. akuzohet se ka penguar lëvizjen e mjeteve me automjetin e tij dhe ka kanosur pjesëmarrës në zgjedhje.

Ai po hetohet në gjendje të lirë për prishje të qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe kanosje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në fshatin Kolsh, pasi ka kallëzuar shtetasi F. Z., me detyrë Zëvendëskryertar i bashkisë Lezhë, se 38-vjeçari, për motive që lidhen me fushatën elektorale, ka penguar me automjetin e tij, lëvizjen e mjeteve në fshatin Kolsh.