Kryeministri Rama tha nga Korça se PS-ja e ka shumicën aritmetike për të formuar qeverinë e re pas 11 majit ndërsa e quajti shfaqje antikombëtare e të lemeritshme takimin e PD-së në Korçë pak ditë më parë.
Ai ironizoi PD-në teksa tha se nuk duhet që vendi të mbetet në dorë të Ilir Vrenozit.
“Të gjithë ata që janë mërzitur me Nikon, janë fare të pakënaqur me mua, janë krejt të paorientuar që të vijnë drejt nesh duhet ti dëgjojnë disa fjalë nga unë sot. Jo të bëhen me Nikon e mua, por për tu arratisur nga ajo lemeri dhe nga ajo kënetë. Nuk është votë për shumicën aritmetike, për të krijuar një qeveri PS. Shumicën e krijimit të qeverisë socialiste, as nuk e diskutojmë fare. Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar. U fry dhe u bë protagonisti i një shfaqje porno politike në pallatin e Sportit. Ku besoj se këneta i dha gjithë korçarëve pse duhet tharë dhe nuk duhet votuar më kurrë nga Korça. Historia ishte shumë e thjeshtë, më tregoi Niko një video të një deputetit të kënetës dhe ky deputeti bënte Uuu uuu, dhe ata bravooo. Nuk e e besoja dot se ishte deputet. E gjithë Korça e pa ca ndodhi në Pallatin e Kulturës, shfaqje e lemeritshme antikombëtare antikorçare. Në kontrast me mandolinën që patë në fillim të këtij mitingu. Nuk duhet të mbetemi në dorë të Ilir Vrenozit, kënetës. E filloj me një ndjesë për të gjithë ju që e përkëdhela Ilir Vrenozin në momentin e gabuar.” – tha Rama.
