Vendosni fjalën kyçe....

Rama u bën thirrje emigrantëve në Greqi: Merrni zarfet dhe votoni, është një takim me historinë


Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel shqiptarëve të regjistruar si votues në Greqi që të marrin dhe përdorin zarfet e votimit, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike për të votuar për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ai tha se shpërndarja ka pasur probleme në fillim, por tashmë është në vijë.

Rama theksoi rëndësinë e këtij votimi për çështje të ndjeshme si pensionet për emigrantët pa pasaportë dhe foli për negociatat në vazhdim me Greqinë.

“Ndërhyra këtu se desha të përcjell një thirrje, një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Është një takim me historinë për të kyçur Shqipërinë në familjen e BE. Ka pasur një problematikë me shpërndarjen ditët e para, por tanimë kompania ka vënë gjërat në vijë dhe zarfet janë shpërndarë në destinacionet e ndryshme. Nga ana tjetër nëse i keni marrë zarfet veproni duke i kthyer drejt Shqipërisë me numrin pesë. Ky votim ka një rëndësi të veçantë për shqiptarët që nuk kanë pasaportën dhe janë në ankthin e pensioneve.

Negociatat me Greqinë kanë nisur dhe duke u nisur nga eksperienca e marrëveshjes me Italinë mund të merret me mend sa mund të zgjasë pakti. Numrat e mëdhenj e vështirësojnë procesin”– u shpreh Rama.