Vendosni fjalën kyçe....

“Rama në rreth të kuq, numëron ditët. Në burg e ka vendin” – Berisha në Kurbin


Kryedemokrati Berisha tha nga Kurbini në takimin përmbyllës të fushatës se kryeministri Rama është futur në rreth të kuq dhe i ka ditët e numëruara.

Ai theksoi se kreu i qeverisë e ka vendin në burg ndërsa të njëjtën gjë paralajmëroi edhe për kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara.

“Edi Rama është futur në rreth të kuq, po numëron ditët. Ju e dëgjuat rezolutën e PPE-së, partisë së madhe që drejton Europën, që e njohin Ramën si bajloz të lidhur me krimin. Në Valencia triumfoi kauza juaj, triumfuan idealet tuaja të lirisë, idealet për një Shqipëri pluraliste dhe mori goditje fatale Edi Rama dhe bandat e tij e kudo që shkon e ndjek si fantazmë dosja MGonigal, ka mbi supe thesin me 250 mijë euro me të cilin korruptoi McGonigal. Do shkojë në burg si ai. Edhe prapa diellit po të shkojë do e gjejmë dhe do e mundim. Nuk ka shpresë për të më. Ndaj dhe cfarë që të bësh, sado të fshihesh, je tërësi i pashpresë, do kesh fundin e cdo diktatori, fundin e merituar të atyre që u shndërruan në të keqen e kombit të vet. Ai kalon nga sheshi, nga takimi në takim, me zyrtarët e vet, sepse dhe një i lirë kur ndodhet në takimiun e tij, i përvishet me guxim dhe e shfazon. Largimi i shërbimeve nga ju është gjobitje për ju. Ajo do shkarkohet menjëherë. Majlindës i them këtu para jush do duhet të punojë ose të ketë vite burgu të paktën 30 vjet, që paguan për ata që janë në Spanjë, Dubai dhe i merr paratë e i ndan me të tjerë. Majlinda bashkë me Sakon e Durrësit do shkoni tek Erion Veliaj, aty e keni vendin”, tha Berisha.