Vendosni fjalën kyçe....

Besimtarët kremtojnë Fiter Bajramin, mesazhet gjatë ceremonisë së faljes: Të ndihmojmë njerëzit në nevojë


Besimtarët muslimanë festojnë sot fetsën e Fiter Bajramit. Sipas traditës ata janë mbledhur ne sheshin Skënderbej për të kryer faljen.

Festa e Fiber Bajramit kurorëzon muajin e Ramazanit gjatë të cilit besimtarët agjerojnë për 30 ditë.

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërië Bujar Spahiu tha në fjalën përshëndetëse se të gjithë besimtarët luten të kenë dalë nga muaji me pastërti e ndriçim shpirtëror.

Po kështu ai tha se të gjithë duhet të bëjnë më shumë për të përballuar sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe pjesa më e prekshme e saj.

Spahiu tha gjithashtu se besimtarët muslimanë shqiptarë kanë trashëguar frymën e tolerancës, harmonisë e vetëvendosjes dhe këto tipare do bëjnë çmos që t’i ruajnë.

Ai u bëri thirrje besimtarëve që të gëzojnë fëmijët, ndihmojnë nevojtarët, të sëmurët e kategoritë e tjera në nevojë.