Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Dibër këndon Hajredin Pashën, bën disa batuta me Noizyn e thotë se do e fusë Shqipërinë në BE


Kryeministri Rama tha nga Peshkopia se partitë e reja janë si LSI-ja e dikurshme, duke sulmuar ish-aleatin në qeverisje.

Teksa përmbylli fushatën në qarkun e Dibrës, kreu i qeverisë tha se as PD-ja e aleatët e saj dhe as partitë e reja nuk do marrin asgjë.

“Partitë e reja janë si LSI e dikurshme. Lëvizja Socialiste për Integrim merrte peng dynjanë për interesat e veta. Dëgjojeni vetë kur thonë se po ta kemi në dorë ne, duam zgjedhje sërish. As moçalet, as partitë e tjera nuk do arrijnë asgjë. Na duhet fuqi vendimmarrëse që të ecim përpara dhe të shkojmë në BE. Shqipëria në BE është një vend ndryshe. Kur të bëhemi pjesë e BE-së, do të marrim para më tepër. Çështja kryesore e 11 majit është integrimi në Europë apo Shqipëria pas një plaku të pashpresë. PS është super makinë. A mund të lihet kjo super makinë dhe të hipësh gamorit, meqë gamori ka samarin blu? Merre makinën dhe shko plumb pushke në BE. Rrofshin dibranët. Rrofshin dhe gjithë burrat e Dibrës që do të ndahen nga këneta.” – tha Rama.

Ai shkëmbeu disa batuta me këngëtarin Noizy duke i thënë se me makinën e tij “Lamborghini” mund të shkojë shumë shpejt nga Tirana në Dibër ndërsa u shtrua për të kënduar këngën e Hajredin Pashës me disa nga pjesëmarrësit në miting.