Vendosni fjalën kyçe....

Blushi në protestën para Bashkisë: Veliajn e pret ndëshkimi popullor


Gjatë protestës së sotme, Tedi Blushi ka ftuar qytetarët të jenë të pranishëm në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe të vazhdojnë protestat deri në realizimin e qëllimit.

Blushi akuzoi SPAK-un se është bërë “palë” me Veliajn dhe e quajti atë “kriminel” që meriton ndëshkimin popullor.

Ai theksoi se protesta duhet të intensifikohet dhe bëri thirrje për arrestimin e Veliajt, duke shpallur se qytetarët duhet të angazhohen në çdo hap për ta larguar atë nga detyra.

“Do ta shporrim këtë vemje të flliqur nga kjo godinë. Të dashur qytetarë është koha e aksionit. Ndaj ju ftoj që të arrestojmë ne Erion Veliajn kudo që ndodhet.

SPAK është bërë palë me të. SPAK është bërë partner në krim. Nuk ka sapun që ia lan fytyrën e pisët Veliaj. Duhet të vijojmë aksionin me protesta.

Ju ftoj që edhe në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak që ta kapim për zverku këtë kriminel. Veliajn e pret ndëshkimi popullor. Protestat dhe aksioni duhet të përshkallëzohen edhe më shumë”, u shpreh ai.