Qeveria zgjat gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike deri në 30 qershor 2023.
Ky është vendimi i fundit që është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Në Prill, kryeministri Edi Rama kishte vendosur ta zgjaste deri në fund të vitit gjendjen e emergjencës për furnizimin me energji elektrike. Por për shkak të zgjatjes së krizës, gjendja emergjente është shtyrë përsëri.