Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Populli opozitar votoi opozitën e vërtetë, Basha i vetmi demokrat që ndjehet sikur nuk humbet


Sali Berisha ka folur për mediat në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 Marsit, ku kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia fitoi bashkinë e Shkodrës.

“Falenderoj të gjithë qytetarët të cilët me votën e tyre zgjodhën Bardh Spahinë për qytetar të parë, për kryetar të PD së shkodrës, si përfaqësues të Shtëpisë së Lirisë.

Shkodra është simboli i frymëzimit të të gjithë popullit opozitar sot në Shqipëri. Ajo mbetet e pamposhtur në vizionin përëndimor.

Një falenderim të veçantë për të gjithë ata demokratë dhe aleatët tanë të LSI-së dhe PDK-së që u angazhuan me një përkushtim të veçantë për kandidatët tanë që përfaqësuan me dinjitet alternativën e ‘Shtëpisë së Lirisë’ dhe qytetarët që shprehën besimin ndaj tyre.

Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira e më të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare problemit duke shpallur çdo humbje në mosfitore.

Këto zgjedhje janë ushtrimi më i fuqishëm për çdo demokrat në Shqipëri që të bashkohemi. Populli opozitar votoi masivisht opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD-së Rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës.”- deklaroi Berisha.