Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Qytetarët e Durrësit panë sot Emirjana Sakon: Ka shkelur ligjin duke dhënë me negocim pa shpallje 10 mln euro për inceneratorin e Tiranës


Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka shkruar për largimin e Emirjana Sakos pa ju përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.

Zhupa shkruan se qytetarët e Durrësit panë sot Emirjana Sakon se si ajo nuk mori parasysh skenarët e tjerë që kushtonin më lirë për menaxhimn e plehrave të qytetit duke i dërguar në Sharrë me paracaktim.

Sipas deputetes kryetarja në detyrë e Bashkisë Durrës ka shkelur ligjin duke abuzuar me fondet publike duke dhënë me negocim pa shpallje 10 mln euro për inceneratorin e Tiranës.

Një shkelje tjetër sipas Zhupës është edhe shtimi i sasive të mbetjeve që prodhon Durrësi duke fryrë faturën financiare.

Qytetarët e Durrësit sot panë që Emirjana Sako:

  1. Nuk ka marr parasysh skenarët e tjera që kushtonin më lirë për menaxhimin e plehrave të qytetit të Durrësit. Ka qenë e paracaktuar dërgimi i mbetjeve në Sharrë me më shumë kosto për qytetarët.
  2. Ka shkelur ligjin dhe abuzuar me fondet publike duke dhënë me negocim pa shpallje 10 milion euro për Inceneratorin e Tiranës.
  3. Ka shtuar sasinë e mbetjeve që prodhon Durrësi duke fryrë faturën financiare që i çon inceneratorit. Bashkia Durrës më 25 tetor 2020 përgjigjet me përgjigje zyrtare që mesatarisht prodhon 38146 ton në vit, në kontratën me Inceneratorin Tiranës e parashikon 80.000 ton në vit.

Iku duke mos u përgjigjur pyetjeve të tjera që kisha përgatitur që zbulonin planin e saj para qytetarëve të Durrësit që parashikon të pesëfishoj tarifat e pastrimit duke ju referuar çmimeve dhe tarifave të Tiranës.

Një të vërtetë e tha që përgjigjen për këtë abuzim do e marri më 6 Mars kur qytetarët e Durrësit do e refuzojnë me votë!”-shkruan Zhupa.