Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi krahason 17 majin me Komisionin për Inceneratorët: Duket si një vazhdim i një lidhjeje të fshehtë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, krahason Komisionin Hetimor për Inceneratorët me marrëveshjen e 17 majit 2017 mes Edi Ramës e Lulzim Bashës.

Kryemadhi thotë se zhvillimet në Komision duken si vazhdim i lidhjes së veçantë të fshehtë.

Kryetarja e LSI-së ka inkurajuar SPAK-un të veprojë mbi faktet duke kërkuar që loja politike mes qeverisë e opozitës të mos lejohet të deformojë drejtësinë e re.

Besoj e mbani mend 17 Majin kur Basha braktisi demokratët në çadër për të bashkëqeverisur me Ramën.

Zhvillimet në komisionin hetimor parlamentar po duken fiks si një vazhdim i kësaj lidhjeje të veçantë e të fshehtë.

Zbardhja e së vërtetës për inceneratorët nuk duhet të dështojë, siç dështoi mbrojtja e Teatrit Kombëtar.

Loja politike mes qeverisë dhe kunat-opozitës nuk duhet lejuar të deformojë drejtësinë e re!

Inkurajoj SPAK të veprojë mbi faktet pa humbur kohë! Këtu ndahet historia, duke treguar nëse jemi duke ndërtuar një shtet të së drejtës evropiane, apo drejt instalimit final të kapjes së shtetit, drejtësisë, opozitës”-shkruan Kryemadhi.