Lëvizje të reja janë bërë në polici, pas atyre të pak javëve më parë.
Drejtori i Policisë së Shtetit ka emëruar Kryekomisar Ervin Hasramën si shef komisariati në Mat në vend të Gazmend Demrozit.
Ky i fundit ka kaluar në të njëjtën pozicion në Kuçovë. Në komisariatin e Bulqizës është emëruar Florian Rrasa, i cili ka marrë vendin e Arben Sulës.