Vendosni fjalën kyçe....

Kunati i Roan Ibrahimit që u ekzekutua në Athinë i arrestuar si transportues i atentatorëve të Gentjan Bejtjas


Roan Brahimi alias Sidorel Prendi nga Pllana e Lezhës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në një atentat mafioz mbrëmjen e së enjtes në Athinë, dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Gentjan Bejtjes, ngjarje e ndodhur në Larushk të Krujës më 15 mars 2024. Një nga personat e arrestuar si transportues i autorëve që kryen vrasjen është Ilir Beqaraj, kunat i Roan Ibrahimit.

Gentjan Bejtja u qëllua me më shumë se 30 plumba pasditen e 15 marsit, brenda serës që kishte në oborrin e shtëpisë. Tre autorët e qëlluan me gjakftohtësi dhe më pas u larguan me mjetin “Land Rover Discovery”. Përveç Beqarajt për ekzekutimin e Bejtjes është arestuar edhe Edison Haxhiu.

Brahimi i qëllua pre vdekje dt ditë më parë në lagjen Vyronas të Athinës. Ai ndodhej brenda makinës bashkë me bashkëshorten dhe djalin e mitur. Ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Dubai për të festuar Pashkën me familjen.

Roan Brahimi (Sidorel Prendi) ishte shpallur në kërkim për t’u pyetur lidhur me ekzekutimin  e nipit të Ervis Martinajt, Brilant Martina, ngjarje e ndodhur në Fushë Krujë më 17 korrik 2022. Përveç Martinajt në atentat u vranë edhe dy shokët e tij Diklen Vata e Besmir Hoxha.