Vendosni fjalën kyçe....

SPAK-u zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Hoxha, 6 muaj për mjekun Prifti


Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit zgjat me 1 muaj hetimet për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha dhe 6 muaj për kirurgun Edvin Prifti.

“Vendos zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake në ngarkim të shtetasve nën hetim Enkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore.”, thuhet në njoftim.

Hoxha bashkë me 9 persona të tjerë akuzohen se kishin ngritur një skemë për lirimin nga burgu ose uljen e dënimeve.

Nuk dihet pse këto hetime janë zgjatur. A ka SPAK-u mjaftueshëm prova apo nuk po i gjen dot?