Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas 11-vjeçarin në Kukës, vetëdorëzohet shoferi


Një aksident ka ndodhur në Kukës ditën e sotme ndërsa i plagosur ka mbetur një 11-vjeçar i cili është sjellë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Bicaj-Kukës në afërsi të lagjes Gostil.

Drejtuesi i mjetit, 35-vjeçari me iniciale A.H., e ka dërguar fëmijën me një mjet tjetër drejt spitalit e më pas ëstë vetëdorëzuar në polici.

Njoftimi i policisë

“Vetë dorëzohet pranë Drejtorisë së Policisë Kukës, autori i aksidentit të ndodhur pak më parë.

Shtetasi A. H., 35 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, në aksin rrugor Kukës-Gostil, me mjetin tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E. M., pasi e ka dërguar me mjet tjetër në spitalin e Kukësit, është vetë dorëzuar pranë Drejtorisë së Policisë Kukës. Shtetasi A.H., ndodhet në ambientet e Drejtorisë, per veprime të mëtejshme proçeduriale.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *