Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes së Eurobondit nga qeveria prej 650 milionë euro.
Ai është shprehur se 450 milionë euro qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Bardhi e ka quajtur Ramën kryeministër të dështuar, me qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë.
“VËMENDJE! “Sukses” i jashtëzakonshëm: Qeveria ka marrë 650 milionë euro borxh! VËMENDJE! 200 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për të shlyer borxhin e vitit 2015! VËMENDJE! 450 milionë euro Qeveria do t’i përdorë për t’i ndarë me 5 oligarkë në projekte PPP. Kryeministër i dështuar, me Qeveri të falimentuar, që vazhdon të mendojë vetëm për 5 njerëz dhe ka braktisur 3 milionë shqiptarë“- ka shkruar Bardhi.