Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk ka furnizuar me pajisje mjekësore spitalet në Los Angeles, për shkak të krizës shëndetësore të krijuar nga pandemia e Covid-19.
Ai njoftoi të hënën se kishte dërguar kishte siguruar 1.255 respiratorë nga Kina, nga ku ka origjinën koronavirusi.
Në një postim në Twitter, Musk tha se blerja dhe dërgesa u bë kaq shpejt për shkak të koordinimit midis ekipit të Tesla-s në Kinë dhe zyrtarëve të doganave në të dy vendet.
“Kina kishte një furnizim të tepërt, kështu që ne kemi blerë 1,255 respiratorë të aprovuar nga FDA të Resmed, Phillips & Medtronic të premten në mbrëmje dhe i dërguam ato në Los Angeles”– postoi Musk. “Nëse doni të instaloni një respirator falas, ju lutemi na tregoni!”
Siç shkruan Daily Wire, dhurimi i respiratorëve tregon një investim masiv në sistemin spitalor të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht për shkak të kostos dhe rrallësisë së këtyre pajisjeve.
Kompania prodhuese e respiratorëve Medtronic vlerëson se respiratorët e rinj mund të kushtojnë midis 5,000 dhe 50,000 dollarëve, në varësi të modelit.
Në një konferencë shtypi të hënën në mbrëmje, guvernatori Gavin Newsom e vlerësoi dhurimin e këtyre respiratorëve si një “përpjekje heroike”.
Sipas The New York Times, ka afërsisht 160,000 respiratorë në spitalet amerikane.