Vendosni fjalën kyçe....

Senati amerikan konfirmon një shqiptar si gjyqtar në Gjykatën e Taksave


Senati amerikan ka konfirmuar shqiptarin Emin Toro si gjyqtar në Gjykatën e Taksave në SHBA.

Toro është shqiptari i parë i cili emërohet nga administrata e presidentit Donald Trump për një post kaq të rëndësishëm.

Sikurse bëjnë me dije mediat amerikane, Senati konfirmoi edhe Courtney Dundar Jones, si dhe Michael Faulkender si ndihmës sekretar për politikën ekonomike në Departamentin e Thesarit.

Emin Toro do të mbajë detyrën e re për 15 vitet e ardhshme. Toro është larguar nga Tirana që kur ishte adoleshent.

Sot është partner në zyrën në Washington të “Covington & Burling LLP”, që pastroi Komitetin e Financave të Senatit në maj. Ndërsa për 15 vitet e ardhshme do të jetë gjyqtar në Gjykatën e Taksave në SHBA.

“Historia ime personale më jep një vlerësim të thellë për Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, sistemin ligjor amerikan dhe rëndësinë e sundimit të ligjit. Nëse do të konfirmohem nga Senati, do të punoj çdo ditë, të administroj drejtësinë pa respekt ndaj personave drejta të barabarta për të varfërit dhe të pasurit e duke i shërbyer vendit që unë detyrohem kaq shumë”, tha Toro në mbyllje të fjalës së tij para anëtarëve të senatit në seancë dëgjimore të datës 10 maj 2019.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *