Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama mbrojti sterilizimin, dëshmoi se bashkë me Beqajn janë pronarët e koncesionit


Kreu i PD-së të Rithemelimit, Sali Berisha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama me deklaratat për koncesionin e sterilizimit faktoi se ai dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqja janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sterilizimin i ka kushtuar shqiptarëve deri sot 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.

Sipas Berishës, Rama mori një akt të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila pasi njohu dosjen kërkoi anulimin e kontratës si vepër e mirëfilltë penale.

Edi Rama sapo zbriti dje nga autobusi i BE-së apo aeroplani rus, nuk u mor vesh se cilin preferonte, faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqja i tij janë pronarët realë, të vjedhjes së dytë shekullit, apo inceneratorit të shëndetësisë, kurse Rrapaj dhe stërrapaj janë thjeshtë pronarët në letër, apo Zotot dhe Mërtirët e aferës.

Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani”, deklaroi Berisha.