Vendosni fjalën kyçe....

Luftëtari bën suprizën, mposht Laçin në shtëpi


Luftëtari triumfoi 2-0 në transfertën e Laçit, duke marrë tri pikë të rëndësishme në misionin e vështirë për të shpëtuar sezoni.

Sfida mes Laçit dhe Luftëtarit nis menjëherë me supriza. Skuadra gjirokastrike kaloi menjëherë në epërsi, pas golit të shënuar nga Koçonis në minutën e dytë.
Kur pritej reagimi i Laçit, rivalët e tij japin një tjetër goditje të rëndë. Miqytë dyfishoi epërsinë e tij në transfertë, duke shënuar edhe golin e dytë me Filin në minutën e 40-të.
Të kota rezultuan përpjekjet e të zotëve të shtëpisë për të evituar humbjen, ndërsa të kënaqur me avantazhin e dyfishtë, gjirokastritët e drejtuar nga Ahmataj dështuan në tentativat për të thelluar më tej diferencat.

Me këtë fitore, Luftëtari ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e tetë të renditjes, ndërsa ndalesa bën që Laçi t’i largohet më shumë zonës së Europës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *