Vendosni fjalën kyçe....

Mashtrimi i Ramës me banorët e Bulevardit të Ri, si kërkon t’i hedhë në rrugë


Përveç Unazës së Re, një tjetër ngjarje po zhvillohet paralelisht në kryeqytet edhe pse ende pa zhurmën e duhur.

Bëhet fjalë për zgjatimin e Bulevardit të Ri, pjesa më e madhe e të cilit është ndërtuar tashmë dhe ka mbetur vetëm pjesa e fundit.

Sipas projektit, parashikohet që në pjesën e fundit të tij të prishen 48 banesa ku jetojnë më shumë se aq familje, duke qenë se në disa prej banesave jetojnë më shumë se një kurorë.

Para disa ditësh, banoët janë njoftuar nga një punonjës i INUV-it se duhet të lironin shtëpitë pasi ato do prisheshin, pa asnjë njoftim zyrtar.

Banorët e dy segmenteve që tashmë kanë përfunduar janë shpronësuar dhe dëmshpërblyer nga qeveria për prishjen e banesave të tyre.

Ndërsa për segmentin e tretë nuk është parashikuar ende asgjë por sipas të gjitha gjasave qeveria dhe bashkia nuk do ofrojnë dëmshpërblim.

Projekti i Bulevardit të Ri u nis në vitin 2012 dhe asokohe ish-kryebashkiaku Basha dhe ish-kryeministri Berisha pohuan para nisjes së punimeve se  banesat që do të prekeshin nga ky projekt do të dëmshpërbleheshin të gjitha, pavarësisht nëse ishin të ligjshme apo jo.

Për këtë u miratua edhe një VKM ku thuhej ndër të tjera se prishja e banesave do bëhej vetëm baorët të ishin dakordësuar me dëmshpërblimin dhe ta kishin marrë atë.

Me ardhjen në pushtet të Ramës në vitin 2013, një vit më vonë ai e bllokoi projektin duke pretenduar se dëmshpërblimi ishte më i ulët nga sa duhej.

Por pasi Erion Veliaj fitoi Bashkinë në vitin 2015, punimet u zhbllokuan dhe u vijua me ndërtimin ndërsa Rama zhbllokoi dëmshpërblimin sipas formulës me të cilën ishte punuar deri në atë kohë që u përcaktua nga Basha e Berisha.

Kjo vetëm për 2 segmentet e para, kurse për segmentin e tretë, Rama ndryshoi ligjin duke përjashtuar nga legalizimi dhe dëmshpërblimi të gjitha banesat që prekeshin nga projektet publike.

Fillimisht Rama e bllokoi dëmshpërblimin e banesave që prisheshin, me pretendimin se ishte më i ulët nga ç’duhej, por pak kohë më vonë e hoqi fare atë edhe pse precedenti ishte i dëmshpërblimit ishte tashmë duke qenë se banorët e dy segmenteve të tjera ishin dëmshpërblyer për banesat e prishura.

Banorët e Bregut të Lumit i janë bashkuar prej disa ditësh protestës te Unaza e Re, ku kanë shprehur kërkesat e tyre për dëmshpërblim të banesave. Ata kanë deklaruar se do i mbrojnë me të gjitha mjetet banesat e tyre. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *