Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjetën 55 kg hashash në makinë, ndalohet shtetasi shqiptar në Itali


Media greke lokale “Makedonia” raporton se në Selanik është arrestuar një shqiptar 25 vjeç, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu nga Shqipëria u kap me gjithsej 55 kilogramë hashash. Sipas raportimit të mediave helene, policia greke dyshon se shqiptari është pjesë e bandave të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.

Policia, pas informacioneve që kishte marrë në rrugë operative, e arrestoi 25 vjeçarin nga Shqipëria në Evosmos, ndërsa ai po ngarkonte tre çanta me 51 pako kanabis, që peshonin gjithsej 55 kilogramë dhe 126 gramë. Të gjitha ndodheshin në automjetin e tij.

Siç raportohet, ngarkesa dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria dhe 25 vjecari mund të ishte hallka e fundit e marrjes së lëndës narkotike.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *