Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj i prerë: Nga sot taksë 100% ndaj produkteve serbe


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkruar për vendimin e sotëm të Qeverisë, që të vendoset taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.

“Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook pas mbledhjes së Qeverisë.
Sipas tij duhet të ndalohet importi i të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës.

Reagimi i Haradinajt:

Nga sot masë 100% ndaj Serbisë!

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks.

Poashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë poashtu menjëherë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *