Një juri e posaçme, që hetoi përpjekjet e Presidentit të atëhershëm Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në shtetin e Xhorxhias, beson se disa dëshmitarë kanë gënjyer ndaj po i kërkon prokurorisë të ngrejë aktakuza, sipas VOA. Juria rekomandoi që prokurori i qarkut…
Një vajzë adoleshente është shpëtuar 248 orë pas tërmetit shkatërrues të javës së kaluar në Turqi,raporton BBC. 17-vjeçarja Aleyna Olmez u nxor nga rrënojat në Kahramanmaraş, një qytet jugor pranë epiqendrës. Xhaxhai i saj i përlotur u tha shpëtimtarëve “nuk do t’ju harrojmë kurrë”, ndërsa i përqafoi një nga një.…
Ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut Nikki Haley, nisi të mërkurën fushatën për presidente të Shteteve të Bashkuara. Siç njofton nga Uashingtoni korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, zonja Haley është republikania e parë me peshë, që sfidon zyrtarisht ish-Presidentin Donald Trump, gjatë administratës të së cilit, ajo shërbeu si…
Pasi ka lehtësuar pushtimin rus të Ukrainës një vit më parë, udhëheqësi bjellorus tani pretendon se mund të ndihmojë në negocimin e paqes, sipas BBC. Lukashenko sugjeroi se java e ardhshme do të ishte një kohë e mirë për të filluar, me presidentin e SHBA Joe Biden që do të…
Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë. Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare…
Moska tha se do të dëbojë katër diplomatë austriakë pasi Vjena dëboi katër punonjës të misionit të huaj të Rusisë në Austri, teksa tensionet janë rritur për shkak të konfliktit në Ukrainë. Ministria e Jashtme ruse tha se dëbimi i diplomatëve ka qenë një “hap jomiqësor dhe i pajustifikuar” që…
Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij për mardhënie seksuale me një të mitur në festat e zhvilluara nga ai, sipas BBC. Manjati miliarder, 86 vjeçar, u akuzua se i paguante vajzat e reja…
Japonia tha të martën se ka bindje të forta se tre balona spiune kineze kanë hyrë në hapësirën e saj ajrore midis 2019 dhe 2021, sipas CNN. Tre “objekte fluturuese në formë tullumbace” u zbuluan midis nëntorit 2019 dhe shtatorit 2021, tha Ministria Japoneze e Mbrojtjes, duke shtuar se këto…
Nicola Sturgeon njoftoi në mënyrë të papritur të mërkurën se do të jepte dorëheqjen pas tetë vjetësh si kryeministre e Skocisë, sipas CNN. Kryetrja e Partisë Kombëtare Skoceze e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Edinburg, ndërsa do të qëndrojë në detyrë derisa të emërohet një drejtues i ri…
Policia e Moldavisë ka kthyer nga aeroporti i Kishinjevit boksierët e Budvës, të cilët kishin shkuar atje për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Pavel LUSCESCHII”, është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit në Facebook. Siç u njoftua, pesë boksierë me një trajner shkuan në turneun, i cili…