Shtetet e Bashkuara janë në një “konkurrencë strategjike” me Kinën, tha të shtunën Sekretari i Shtetit Antony Blinken, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në “sistemin shumëpalësh”. “Nëse nuk jeni në tryezën e sistemit ndërkombëtar, do të jeni në menu,” tha diplomati më i lartë amerikan gjatë një forumi publik…
Mbi 400 persona janë arrestuar në Rusi teksa bënin homazhe për liderin opozitar, Aleksei Navalny, i cili vdiq në një burg në Arktik, raportoi një grup për të drejtat e njeriut. Vdekja e papritur e Navalnyt, 47 vjeç, ishte një goditje e fuqishme për shumë rusë, të cilët kishin varur…
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka të ngjarë që të votojë të martën, më 20 shkurt, për një kërkesë të Algjerisë që u kërkon 15 anëtarëve të Këshillit të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste…
Në kryeqytetin bavarez Mynih, ku zhvillohet Konferenca e Sigurisë, (16-18.02) të shtunën janë vendosur në qendër krizat aktuale botërore, lëkundja e mbështetjes amerikane për Ukrainën në SHBA, rreziku i shtrirjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, e ardhmja e marrëdhënies transatlantike, Kina e vështirë dhe ndryshimi i klimës. Kancelari Scholz…
Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, lirohet me kusht. Miliarderi u lirua nga një spital policor, ku ai kishte vuajtur dënimin me një vit burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre. . Thaksin, 74 vjeç, u arrestua sapo u kthye në Tajlandë gushtin e kaluar pas një mërgimi 15 vjeçar. …
Parlamenti hungarez mund të ratifikojë së shpejti anëtarësimin e Suedisë në NATO, kur të fillojë punimet për sesionin e pranverës më vonë këtë muaj, u tha të shtunën mbështetësve të tij kryeministri Viktor Orban. “Është lajm i mirë që mosmarrëveshja jonë me Suedinë do të zgjidhet së shpejti”, tha zoti…
Izraeli kreu sulme klandestine kundër dy tubacioneve kryesore të gazit natyror në Iran këtë javë, duke shënuar një përshkallëzim të përplasjes disavjeçare midis dy shteteve, ka raportuar Neë York Times. “Izraeli ka shënjestruar prej kohësh objekte ushtarake dhe bërthamore brenda Iranit, por sulmet e kësaj jave në infrastrukturën energjetike shënuan…
Porti kryesor i Uruguait mori dy skanerë mallrash gjashtëmbëdhjetë vjet më parë për të zbuluar drogë dhe ngarkesa të tjera të dyshimta. Fatkeqësisht, gjatë dorëzimit njëri prej tyre ra në det. Që atëherë, dërgesat e kokainës në Evropë janë rritur përmes portit të Montevideos, i cili ka mbajtur një rekord…
Trump – pothuajse i sigurt se do të jetë kandidati presidencial republikan këtë nëntor – u gjet përgjegjës për fryrje të paligjshme të pasurisë së tij dhe manipulim të vlerës së pronave për të marrë kredi bankare më të favorshme ose kushte sigurimi. Duke qenë se çështja ishte civile, jo…
Presidenti izraelit Isaac Herzog u takua fshehurazi me kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, pohoi të premten uebfaqja amerikane e lajmeve Axios, bazuar në dy burime të paidentifikuara. Axios tha se dy udhëheqësit u takuan “në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të premten për të diskutuar…