Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë& Rajon

Sveçla konfirmon marrjen në kontroll të manastirit: 3 të vrarë, po identifikojmë të tjerët

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar vënien nën kontroll të manastirit të Banjskës, ku ishin futur anëtarët e grupit të armatosur që hapi zjarr ndaj policisë duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku e plagosi efektivin  tjetër Alban Rushiti. Gjatë konferencës për mediat ai konfirmoi eliminimin e tre autorëve…

Borrell dhe Lajçak reagojnë pas sulmit në Veri: Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë, të gjithë të kthehen në dialog

Bashkimi Evropian e ka dënuar ashpër sulmin nga një “bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.  “Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, tha Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Në reagimin e BE-së është thënë…

Zv/drejtori i Policisë: Kemi pasur informacione se pjestarë të grupit ‘Wagner’ po lëvizin në Kosovë, asgjë e konfirmuar për sot

Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri. Hoti tha se…