Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë& Rajon

Kishte një provim me studentët, Kosova i ndalon hyrjen në vend ministres serbe

I është refuzuar hyrja në Kosovë ministres së Punës në Serbi, Darija Kisiç-Tepavçeviç. Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe është bërë së pari publike nga e ashtuquajtura Zyra Serbe për Kosovën. Siç shkruan portali ‘Politika.rs’, të gjitha procedurat për vizitën ishin përfunduar para se ministrja të nisej për Kosovë,…

Ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi u ekzekutua me një plumb në kokë ditë më parë, del ekspertiza

Ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç është ekzekutuar me një plumb në kokë pak ditë më parë. Ka qenë ky përfundimi i arritur nga ekspertiza mjeko-ligjore në vendin fqinj, siç raportojnë mediat atje. Sipas hetuesve malazezë, Elezoviç është ekzekutuar në një vend tjetër e më pas…

Ministrja e Jashtme e bllokon në Twitter, Buzhala-Gërvallës: Marrëzi, edhe Trumpit ia ndaloi gjykata bllokimin e qytetarëve e gazetarëve

Gazetari nga Kosova Berat Buzhala e ka quajtur marrëzi bllokimin e tij në Twitter nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. Buzhala shkruan se edhe ish-presidentit amerikan ia ndaloi gjykata në SHBA që të bllokojë qytetarët e gazetarët në rrjetet sociale. Ai bën me dije se nuk e ka fyer asnjëherë…

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është ish-shefi i antidrogës, Rudolf Elezoviç

Është gjetur mbrëmë trupi i pajetë i një njeriu në qytetin e Ulqinit në Sveti Đorđe. Siç raportojnë mediet malazeze, identiteti i këtij personi nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, mirëpo dyshohet se i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović. Një burim tha për Vijesti se shkaku i vdekjes do…

Masakra e Srebrenicës, burg përjetë për ‘Kasapin e Bosnjës’, ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç

Ish-komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiç ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata e Kombeve të Bashkuara mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë në Srebrenicë në…