Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan e Mitsotakis takohen kokë më kokë më 14 qershor në Samitin e NATO-s


Presidenti i Turqisë Erdogan e kryeministri i Greqisë Mitsotakis do takohen më 14 qershor, kur të dy të marrin pjesë në samitin e NATO-s.

Takimi i tyre pritet të jetë kokë me kokë dhe praninë e zgjeruar të stafeve përkatëse. Siç zbulon ‘Kathimerini’, secili prej tyre do ketë me vete vetëm nga një ndihmës. Sipas zyrtarëve të përfshirë në përgatitjen e takimit, ky mjedis ballë për ballë mund të çojë në një shkëmbim më të sinqertë të pikëpamjeve.

Pala greke thuhet se ka disa pika që do i ngrejë por synimi kryesor mbetet ulja sa më shumë e tensioneve mes dy vendeve. Takimi do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Biden do të takohet me atë të Turqisë, Erdogan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *